Zbulohen detaje të reja nga vrasja në Paskuqan, autori i dyshuar qëlloi nga makina, të dy ishin banorë lagjeje
Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja që ndodhi mesditën e sotme në Paskuqan, pas të shtënave me armë. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se viktima 26-vjeçari Ardian Baloshi është qëlluar në rrugë. Ndërkohë autori i dyshuar, 39-vjeçari Sadik Llanaj, ka qenë në makinë në momentin që ka shkrepur armën. 26-vjeçari Ardian Baloshi është paraqitur në Spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra. Policia ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes, ku gjithashtu mësohet se përplasja mes dy personave ka ndodhur pranë një kalçetoje. Përveç policisë e cika është në kërkim të autorit, në operacion janë përfshirë edhe forcat RENEA. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv