Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Zbardhet vrasja me tritol në Shkodër! Lënda eksplozive me telekomandë, arrestohen 4 persona
Hysni Ymeri SHKODËR-Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 29 dhjetor, ku Hysni Ymeri humbi jetën si pasojë e një shpërthimi. Në lidhje me ngjarjen në pranga janë vendosur Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi. Katër të arrestuarit dyshohet de kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur lëndë eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte 67-vjeçari. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 28 celularë, 1 automjet “Mercedes-Benz”, municion, lëndë narkotike dhe kokaine, pajisje GPS, kamera sigurie dhe rroba të përdorura nga autori i dyshuar. Njoftimi i policisë: Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje. Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër,...