Zbardhet raporti i PD në Këshillin e Mandateve për Ballukun: Prokuroria konfirmoi se kërcënoi dëshmitarët, t’i jepet leja SPAK-ut për arrestimin
Opozita ka dorëzuar në Parlament raportimin e anëtarëve demokratë në Këshillin e Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK-ut për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Në dokumentin prej 48 faqesh opozita ka përfshirë pjesë nga mbledhja me dyer të mbyllura, ku prokurorët kanë konfirmuar, sipas saj kërcënimin e dëshmitarëve dhe prishjen e provave. Pjesë nga raporti i PD * Pretendimet e prokurorisë nuk janë as haptazi dhe as qartazi të pabazuara. Ajo ka shoqëruar kërkesën e vetë me relacionin përkatës dhe me një numër të lartë provash (80 prova konkrete) në kuptim të nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale. * Akuzat e ngritura nga ana e prokurorisë dhe kërkesa e saj për dhënie autorizimi (heqjen e imunitetit) nuk bazohen në ndonjë veprimtari politike të deputetit....
Burimi:
top-channel.tv