Zbardhet Qafa e Llogarasë, reshje dëbore me intensitet të ulët deri në mesatar
Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të ditës së sotme, në Qafën e Llogarasë janë regjistruar reshje dëbore me intensitet të ulët deri në mesatar. Si pasojë, një segment i rrugës, konkretisht nga zona e Pishës Flamur deri në pjesën tjetër të aksit, është zbardhur nga bora. Ndërkohë, mjetet borëpastruese kanë qenë në terren, duke punuar për pastrimin dhe mbajtjen të hapur të rrugës, e cila aktualisht është e kalueshme për automjetet. Situata paraqitet në përmirësim të vazhdueshëm, edhe për shkak të rritjes graduale të temperaturave, që po ndikojnë në shkrirjen e borës. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv