Zbardhet ngjarja/ 45-vjeçari po transportohej me makinë në Kuçovë, i mori armën policit dhe e qëlloi në kofshë

Zbardhet ngjarja/ 45-vjeçari po transportohej me makinë në Kuçovë, i mori armën policit dhe e qëlloi në kofshë

Në përpjekje për t’u larguar nga vendngjarja, shtetasi Zamir Skënderi arrestohet nga dy efektivët e tjerë që ndodheshin në makinë. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të fshatit Kutalli të bashkisë Dimal. Një shtetas me precedentë të mëparshëm penal ishte konfliktuar në ambientet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier mesditën e sotme dhe ishte shoqëruar nga shërbimet e policisë së DVP Fier. Pasi 45-vjeçari Zamir Skënderi ishte banues në qytetin e Kuçovës, DVP Fier i ka kërkuar Komisariatit të Policisë Kuçovë të nisë një patrullë policie për ta marrë. Tre efektivët e policisë ishin duke u kthyer, bashkë me personin e shoqëruar, kur në aksin nacional Fier-Dimal, në dalje të fshatit Kutalli, Zamir Skënderi, i cili ishte i ulur në...