Zbardhet nga bora edhe Elbasani, pezullohet mësimi në disa shkolla, kalimi në rrugë vetëm me zinxhir

Zbardhet nga bora edhe Elbasani, pezullohet mësimi në disa shkolla, kalimi në rrugë vetëm me zinxhir

PAMJE NGA ELBASANI ELBASAN-Reshjet e dëborës me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjitha zonat malore të qarkut Elbasan, duke sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor. Si pasojë e motit të keq, mësimi nuk është zhvilluar në disa shkolla të zonave malore të qarkut Elbasan. Situata problematike është konstatuar kryesisht në zonat me terren të vështirë. Në aksin nacional Librazhd-Peshkopi, si edhe në rrugët Elbasan-Gracen, Elbasan-Gjinar, Elbasan-Labinot Mal, Elbasan-Funare, qarkullimi i mjeteve kryhet vetëm me përdorimin e zinxhirëve. Po ashtu edhe në territorin e bashkisë Librazhd, rrugët Librazhd-Steblevë dhe Librazhd-Qarrisht janë të kalueshme vetëm me zinxhirë./ZËRI