Zbardhet Kukësi nga dëbora, raportohen dëme në infrastrukturë dhe zona të izoluara

Zbardhet Kukësi nga dëbora, raportohen dëme në infrastrukturë dhe zona të izoluara

Që në orët e para të mëngjesit, qyteti i Kukësit është zgjuar i zbardhur, ndërsa temperaturat kanë zbritur nën 0 gradë Celsius.Bora ka krijuar shtresën e parë në territorin e qytetit, pa shkaktuar probleme apo dëme serioze në qarkullim. Ndërkohë, reshjet e borës janë më të dendura në zonat e thella malore, si Valbona dhe Shishtaveci, ku trashësia e borës ka kaluar mbi 10 centimetra. Reshjet e shiut kanë sjellë vërshime dhe dalje të përrenjve e lumenjve nga shtrati, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore dhe duke izoluar qindra banorë. Nga njoftimet zyrtare të Bashkisë Kukës, raportohen rrugë të bllokuara në njësitë administrative Zapod, Shishtavec, Topojan dhe Malzi. Gjithashtu janë konstatuar dëmtime në disa ura, përfshirë urën e fshatit Orgjost dhe urën në...