Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione

Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione

Zbardhet drafti i Partisë Socialiste për rregulloren e Kuvendit. Sipas këtij drafti, koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve do të kufizohet në 5 minuta, ndërsa mbeten 11 Komisione Parlamentare. “I nderuar z.Kryetar, Bazuar në nenin 75, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 117, të Rregullores së Kuvendit, bashkëlidhur kësaj shkrese paraqesim Projektvendimin “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin e kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, së bashku me relacionin shoqërues”, thuhet në shkresën dërguar kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Projektvendimi: Në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë vijon: Neni 1 Pas nenit...