Ylli Zalla nga arratia telefonon shefin e krimeve: Unë këtu jam Mbreti, më keni borxh…(Video)

Ylli Zalla nga arratia telefonon shefin e krimeve: Unë këtu jam Mbreti, më keni borxh…(Video)

Personi në kërkim, Ylli Zalla, i konsideruar nga Policia e Shtetit si një nga të “fortët” e zonës së Krujës, ka zhvilluar një bisedë të tensionuar me një nga hetuesit e policisë që po ndjek hetimet ndaj tij, lidhur me kapjen në dy raste të arsenalit të armëve. Në një video, Ylli Zalla, personi në kërkim për arsenalin e armëve që policia i sekuestroi në muajin nëntor 2025 telefon një nga shefat e Krimeve të Policisë së Shtetit. Nga përmbajtja e videos dukshëm Ylli Zalla, shfaqet në një zonë që besohet se është afër fshatit Zallë në Fushë-Krujë, ku në sfond duken dhe kapanonet e Fabrikës së Çimentos. Nga përmbajtja e bisedës dyshohet se Ylli Zalla nga arratia flet me shefin e krimeve, Krenar Mustafa,...