Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare
Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një incidenti të rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një viktimë dhe dy persona tjerë të plagosur. “Ju njoftojmë se bëhet fjalë për një viktimë dhe dy të plagosur. Prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore lidhur me këtë rast”, ka deklaruar Shala për mediat e Kosoves. E dyshuar si autore e krimit eshte nje 30-vjecare, sipas burimeve te pakonfirmuara. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com