Vrau partneren dhe më pas i vuri flakën shtëpisë, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq Ilirjan Selmanin

Vrau partneren dhe më pas i vuri flakën shtëpisë, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq Ilirjan Selmanin

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim Ilirjan Selmanin, 31-vjeçarin që masakroi me thikë të dashurën 52-vjeçare Kozeta Teço. Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 korrik 2025, në lagjen nr.1 të Pogradecit. Ilirjan Selmani,  pas një konflikti të çastit me Kozeta Teçon, e goditi atë me thikë duke i shkaktuar plagë fatale. Menjëherë pas krimit, ai tentoi të zhdukte gjurmët duke i vënë zjarrin banesës ku jetonin, gjë që alarmoi fqinjët dhe solli ndërhyrjen e policisë dhe zjarrfikësve. Hetimet e Prokurorisë së Korçës zbuluan prova të forta kundër Selmanit: gjurmë gjaku në rrobat e tij që përputheshin me ADN-në e viktimës, pamje filmike nga kamerat e sigurisë që e tregonin duke hyrë e dalë nga apartamenti në momentet kritike, si dhe dëshmitë...