Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, gjykata lë në burg 27-vjeçarin: Kam qenë unë viktima, ai më ka goditur
Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjeçarin Meklajd Meçaj, i akuzuar për vrasjen me thikë të fqinjit të tij, Rrapush Memolla, 60 vjeç. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e vonë të së shtunës në lagjen Mollaj të Rrogozhinës. I akuzuari Meçaj u shfaq gjakftohtë dhe me dorën e fashuar pasi u plagos me thikë gjatë përleshjes me viktimën. Krimi ndodhi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. 27-vjeçari ka pretenduar para trupit gjykues se nuk ka pasur qëllim ta vriste 60-vjeçarin i cili e ka goditur më parë me thikë. Sipas tij, ai kishte ndaluar makinën pranë shtëpisë së tij dhe e kishte provokuar me drita të gjata. Sipas të akuzuarit për vrasje me dashje, viktima...
Burimi:
sot.com.al