Vrau gruan dhe më pas veten/ Detaje nga krimi i rëndë në Orikum, fqinjët: 40-vjeçarja u rikthye në banesë për festa, por…

Vrau gruan dhe më pas veten/ Detaje nga krimi i rëndë në Orikum, fqinjët: 40-vjeçarja u rikthye në banesë për festa, por…

llogora dhe sose xhebro VLORË- Qyteti i Vlorës u trondit mesditën e djeshme nga një krim në familje, ku Llogora Xhebro dhunoi për vdekje bashkëshorten e tij, Sose Xhebro dhe më pas kreu vetëvrasje me armë zjarri. Ndërkohë detaje të tjera janë mësuar lidhur me ngjarjen, teksa bëhet me dije se konfliktet e vazhdueshme të çiftit kishin vijuar edhe gjatë ditëve të festave të fundvitit.  Sipas fqinjëve, gruaja kishte shkuar të jetonte te e ëma në Vlorë para festave të fundvitit, por pas insistimeve të bashkëshortit, ajo u kthye në banesë për të festuar me fëmijët. Ndërsa vetëm një ditë pas festimit të ndërrimit të viteve, ndodhi krimi në familje, ndërkohë që nga ana e autoriteteve dinamika e ngjarjes mbetet ende e paqartë. Për këtë, priten...