Vrau Gjergj Pergegajn për një vajzë rumune! Autori shqiptar pranon krimin, arma e vjedhur 1 vit më parë
Edison Beluli dhe viktima Gjergj Pergegaj ITALI-Zhvillime të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Arezzo, Itali më 21 mars, ku Gjergj Pergegaj, 29 vjeç u vra nga një bashkëkombas për motive xhelozie. Autori Edison Beluli, 35 vjeç ka pranuar para Gjykatës vrasjen e Pergegajt, ndërsa mediat e huaja raportojnë se arma e krimit një pistoletë tip Glock, rezulton e vjedhur nga një banesë në Assisi rreth një vit më parë. Sipas hetimeve paraprake, 29-vjeçari është qëlluar me tre plumba, në fyt dhe në kraharor, ndërsa një plumb i katërt nuk e ka goditur. Autoritetet bëjnë të ditur se nuk ka pasur përplasje fizike mes palëve para ngjarjes. Sipas rindërtimit të ngjarjes, motivi i krimit lidhet me çështje sentimentale. Viktima dyshohet se ishte ish-partneri i një...
Burimi:
zeri.ai