Vrau dhe dogji të dashurën 52-vjeçare, prokuroria e Korçës mbyll hetimet për Ilirjan Selmanin, çon dosjen në Gjykatë

Vrau dhe dogji të dashurën 52-vjeçare, prokuroria e Korçës mbyll hetimet për Ilirjan Selmanin, çon dosjen në Gjykatë

ilirjan selmani dhe viktima KORÇË- Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e shtetasit Ilirjan Selmani, i cili në verën që lamë pas, vrau të dashurën e tij Kozeta Teço në Pogradec, ndërsa më pas i vuri zjarrin banesës ku ajo jetonte, në mënyrë që të fshihte gjurmët. NJOFTIMI I PROKURORISË Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin I.S. për veprën penale ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’ parashikuar nga neni 79/e i Kodit Penal ndaj viktimës K.T. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1064, viti 2025, rezultoi se në lagjen nr.1 në qytetin e Pogradecit kishte rënë zjarr në një banesë dhe dyshohej një viktimë, e identifikuar më...