Vrau bashkëshortin e partneres, shqiptari del para gjykatës greke

Vrau bashkëshortin e partneres, shqiptari del para gjykatës greke

Shqiptari i cili dyshohet se vrau me cifte  bashkëshortin e të dashurës së tij, në Aitoloakarnania të Greqisë, pritet të dalë nesër para gjykatës, ndërsa hetimet po nxjerrin në dritë të dhëna të reja mbi motivin e krimit që ka tronditur zonën, shkruajnë  mediat greke. Sipas raportimeve, bashkëshortja e viktimës ka dëshmuar se burri i saj e kishte kërcënuar me vdekje. Në një deklaratë ajo është shprehur se kishte frikë për jetën e saj dhe për atë të autorit të krimit, me të cilin dyshohet se kishte një lidhje të fshehtë. “Jam e shokuar. Kostas më ka kërcënuar vazhdimisht kohët e fundit se do të më vriste, edhe mua edhe autorin e rrëfyer. Kisha frikë për jetën time dhe për jetën e tij. Më intereson mbi...