Vrau 17-vjeçarin shqiptar! Arrestohet autori grek, pranga dhe nënës së tij, tentoi të fshehë krimin e djalit

Vrau 17-vjeçarin shqiptar! Arrestohet autori grek, pranga dhe nënës së tij, tentoi të fshehë krimin e djalit

Aleks Vangjeli GREQI-Është arrestuar autori i vrasjes së 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, Alkes Vangjelit. Sipas burimeve policore, autori është një 17-vjeçar, shtetas grek, që shoqërua më herët në drejtorinë lokale të policisë dhe u pyet prej hetuesve, teksa pranoi se ishte ai autori i vrasjes të Vangjelit dhe plagosjes së shokut të tij 19 vjeçar. Sipas tij shkak ishte një sherr banal mes tyre. Në pranga u vu edhe nëna e tij, pasi mbi të rëndojnë dy akuza. Ajo e lënies pa kujdes të të miturit dhe tentativa për fshehje të provave pasi sipas burimeve policore tentoi të ngatërronte autoritet duke thënë se autor ishte shoku i viktimës 19 vjeç. Aleks Vangjeli, u gjet i plagosur rëndë dhe u transportua në spital nga i vëllai i...