Vrasjet pa autor/ Shqipëria mbetet pas fqinjëve, Kosova nuk publikon shifrën e zbardhjes

Vrasjet pa autor/ Shqipëria mbetet pas fqinjëve, Kosova nuk publikon shifrën e zbardhjes

Sa nga vrasjet arrin të zbardhë policia në Shqipëri dhe në vendet fqinje? Krahasimi i të dhënave për vitin 2024 tregon se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë nivelin më të lartë të zbardhjes së vrasjeve, ndërsa Shqipëria renditet pas tyre. Në Malin e Zi u regjistruan 12 raste vrasjesh, prej të cilave 11 u zbardhën. Shkalla e zbardhjes rezulton rreth 91%. Në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 20 vrasje. Ministria e Brendshme raportoi se 18 prej tyre u zbardhën, ndërsa dy raste në rajonin e Shkupit mbetën pa autor. Shkalla e zbardhjes arrin në 90%. Në Shqipëri, INSTAT regjistroi 40 vrasje me dashje gjatë vitit 2024. Sipas raportimeve publike, gjashtë ngjarje mbetën të pazbardhura. Kjo do të thotë se rreth 34 nga...