Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku një person është vrarë me armë zjarri. Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se viktima, Aleksander Koçeku, është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda në një automjet, rreth orës 19:00 në aksin rrugor Prekal-Kir. Ndërkohë Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, shtetasi A. K. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë,...