Vrasja e turistit në Ksamil, 12 të arrestuar, mes tyre edhe polici nga Gjirokastra
Ka shkuar në 12 numri i personave të arrestuar në lidhje em vrasjen e turistit portugez nga roja i plazhit në Ksamil. Gazetarja Klodiana Lala raporton se veç autorit Sokrat Vata dhe personave të tjerë, në pranga ka përfunduar edhe Moisid Matushaj, 24 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër. Ai dyshohet se ka ndihmuar 29-vjeçarin Sokrat Vata të largohej pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez. Nga hetimet e policisë rezulton se Matushaj punonte si bodyguard në lokal. Dyshohet se ai e ka ndihmuar Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë ëhstë shpallur në kërkim pronari i lokalit. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa...
Burimi:
argjiroja.net