Vrasja e Nikulajt, Shqipëria betejë ligjore në Gjykatën Supreme të Londrës për ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe 4 britanikëve

Vrasja e Nikulajt, Shqipëria betejë ligjore në Gjykatën Supreme të Londrës për ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe 4 britanikëve

Shteti shqiptarë në bashkëpunim me prokurorinë angleze nisin një përpjekje të re për të ekstraduar katër britanikë e një shqiptarë të kërkuar si pjesëmarrës në vrasjen e Ardian Nikulajt në 2023. Burime nga prokuroria e Lezhës treguan për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, se disa ditë më parë prokurori i çështjes Arben Nika, ka zhvilluar një bisedë me prokurorin anglez që përfaqëson shtetin shqiptarë në procesin e ekstradimit të Edmond Haxhisë dhe katër britanikëve. Mes tyre është dakordësuar vazhdimi betejës ligjore duke aplikuar për leje për të apeluar në Gjykatën Supremte të Anglisë pas vendimit të Gjykatës së Lartë nga ku gjyqtari Mr. Justice Swift, frenoi ekstradimin për një gabim në firmosjen e urdhrave të ekstradimit nga ish sekretarja e shtetit Ivete Cooper. Crown Prosecution...