Vrasja e dyfishtë në burgun grek/ 11 persona dalin përpara prokurorit, mes tyre edhe një shqiptar

Vrasja e dyfishtë në burgun grek/ 11 persona dalin përpara prokurorit, mes tyre edhe një shqiptar

Njëmbëdhjetë persona janë çuar këtë të hënë para prokurorit të Shkallës së Parë në Serres, mes tyre edhe një shqiptar dhe një gjeorgjian, të cilët dyshohet se janë autorët kryesorë të vrasjes së dyfishtë që tronditi burgun e Nigritës. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës, rreth orës 16:00, brenda sektorit të qelive disiplinore, gjatë kohës së ajrimit të të burgosurve. Sipas të dhënave të para, disa të burgosur dolën nga qelitë e tyre, thyen drynat e qelive të tjera dhe më pas, në mënyrë të organizuar, sulmuan me mjete të mprehta – kryesisht thika të improvizuara – të burgosur të tjerë. Nga sulmi mbetën të vdekur një 46-vjeçar algjerian me shtetësi palestineze dhe një 43-vjeçar irakian, ndërsa përplasja dyshohet se lidhet me larje...