Vrasja e biznesmenit në Sarandë, autorët ‘zhduken’ pas krimit, policia blindon zonën

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, autorët ‘zhduken’ pas krimit, policia blindon zonën

Policia ka blinduar Sarandën, në tentativë për të identifikuar dhe arrestuar autorët që kanë ekzekutuar me plumb në kokë pronarin e një karburanti Rexhep Ismaili. Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo  bën me dije se menjëherë pas krimit autorët janë larguar nga vendngjarja. Viktima 66- vjeçar ishte një biznesmen i njohur në qytet dhe po ashtu kryetar i shoqatës “Çamëria”.     Top Channel