Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së sotme Shkodrën, ku mbeti i vrarë Aleksandër Koçeku. Viktima u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij në aksin rrugor Prekal–Kir, ndërsa autorët e krimit nuk janë identifikuar ende. Ngjarja ka ngritur dyshime se mund të lidhet me një hakmarrje, pasi emri i Koçekut ishte përfshirë në hetimet për vrasjen e Pavlin Prekës, një tjetër ngjarje e rëndë kriminale e ndodhur në Shkodër. Sipas dosjes hetimore, Prokuroria dyshon se Aleksandër Koçeku, së bashku me Vasel Koçekun dhe Klaudio Lisajn, kanë marrë pjesë në planifikimin dhe ekzekutimin e Pavlin Prekës. Sipas hetimeve, motivi i asaj vrasjeje lidhej me një konflikt familjar. Dyshohej se Pavlin Preka kërkonte të merrte për bashkëshorte vajzën e Vasel Koçekut pa pëlqimin...