Vrasja e 66-vjeçarit në Sarandë, zbardhet dinamika/ Viktima hapi zjarr ndaj autorëve pas konfliktit në lokal, policia shoqëron 5 persona
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmjen e 7 majit në fshatin Gjashtë. Ismaili, i njohur në zonë si pronar i një karburanti dhe lokalit “Vëllezërit Ismaili”, mbeti i vrarë brenda ambientit të biznesit të tij pas një konflikti të dhunshëm mes disa personave. Sipas informacioneve paraprake, gjithçka nisi rreth orës 21:28, kur një grup prej rreth 10 personash kanë mbërritur në lokalin e 66-vjeçarit. Dyshohet se ata kishin konflikt të mëparshëm me një të ri nga zona, për çështje pronësie. Në atë moment, personi me të cilin kishin konflikt ndodhej në verandën e lokalit së bashku me Rexhep Ismailin dhe disa persona të tjerë. Fillimisht mes palëve ka pasur debat verbal, por situata është...
Burimi:
top-channel.tv