Vrasja e 57-vjeçarit pas sherrit në rrugë, Policia jep detaje: Kapet autori i dyshuar

Vrasja e 57-vjeçarit pas sherrit në rrugë, Policia jep detaje: Kapet autori i dyshuar

Policia e Krujës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur pas mesnate, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. Ndou, 57 vjeç. Burime policore bëjnë me dije se debati ka ndodhur fillimisht me fjalë të tipit “Pse i jep makinës kështu? Do bëjmë aksident”. “Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk...