“Vrasësi i vajzës time mburret në burg për krimin që bëri”/ I dashuri e hodhi nga ballkoni, mamaja e 13-vjeçares shqiptare bën thirrje: Të veprojmë sa më shpejtë

“Vrasësi i vajzës time mburret në burg për krimin që bëri”/ I dashuri e hodhi nga ballkoni, mamaja e 13-vjeçares shqiptare bën thirrje: Të veprojmë sa më shpejtë

Historia tragjike e 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila, e cila humbi jetën në vitin 2024, pasi u hodh nga ballkoni nga i dashuri i saj, është një kujtesë e dhimbshme për normalizimin e dhunës dhe femicidit në Itali. Nëna e Aurora Tila, Morena Corbellini, i ka bërë thirrje shoqërisë dhe ligjeve të veprojnë më shpejt dhe më fuqishëm për të parandaluar raste të tilla dhe për të luftuar dhunën ndaj grave. Aurora, një nxënëse e Shkollës së Mesme Colombini në Piacenza, humbi jetën pasi ra nga ballkoni i katit të shtatë, pas një periudhe të gjatë të përndjekjes dhe dhunës psikologjike nga ish-i dashuri i saj, i cili ishte vetëm 15 vjeç në atë kohë. Pas një gjyqi të përshpejtuar, ai u dënua me 17 vjet...