Vodhi një motomjet në Vlorë/ 20-vjeçari bie në pranga, i gjendet edhe një dorezë metalike grushti

Vodhi një motomjet në Vlorë/ 20-vjeçari bie në pranga, i gjendet edhe një dorezë metalike grushti

Një vjedhje jo e suksesshme i ka kushtuar lirinë një 20-vjeçari në Vlorë. I riu me iniciale V. M. pati vjedhur një motomjet gjatë mesditës, por ndërhyrja e shpejtë e policisë ka bërë të mundur arrestimin e tij. Policia i sekuestroi autorit motomjetin, teksa gjatë kontrollit personal i është sekuestruar edhe një përforcues metalik grushti. NJOFTIMI I POLICISË – Vlorë/ Tentoi të vidhte një motomjet, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua motomjeti i vjedhur. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal ndaj 20-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një përforcues metalik grushti. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, falë reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të shpejtë të autorit...