Vodhi disa varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në një qendër tregtare, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Vodhi disa varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në një qendër tregtare, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Një 17-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka grabitur disa varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në një argjendari. Blutë bëjnë me dije se i riu i vodhi varëset në një argjendari të një qendre tregtare në rrugën “Abdi Toptani”. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Golds”. Vodhi varëse floriri me vlerë rreth 12 000 euro në një argjendari në një qendër tregtare, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Golds”, pas njoftimit për një vjedhje në një argjendari në rrugën “Abdi Toptani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan menjëherë punën për identifikimin...