Vodhi automjetin në një vendparkim, pranga 18-vjeçarit/ Mashtroi rojen duke i thënë se ishte pronari i makinës

Vodhi automjetin në një vendparkim, pranga 18-vjeçarit/ Mashtroi rojen duke i thënë se ishte pronari i makinës

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. I riu vodhi një automjet në një vendparkim në rrugën “Hajdar Hidri”. 18-vjeçari mashtroi rojen e vendparkimit duke i thënë se ishte pronari i automjetit tip “Volkswagen Jetta”. Automjeti i vjedhur u gjet në fshatin Valias. Operacioni për kapjen dhe arrestimin e tij u krye nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3. Njoftimi i policisë Tiranë Vodhi 1 automjet, duke mashtruar rojen e vendparkimit në rrugën “Hajdar Hidri”, se ishte pronari i automjetit, identifikohet dhe arrestohet 18-vjeçari. Gjendet në Valias, dhe sekuestrohet automjeti i vjedhur, tip “Volkswagen Jetta”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit se në një vendparkim për automjete, në rrugën “Hajdar Hidri”, ishte vjedhur nëpërmjet mashtrimit, 1 automjet tip “Volkswagen Jetta”, organizuan...