Vlorë/ Automjeti i policisë përplas në vijat e bardha 13-vjeçarin, i mituri jashtë rreziku për jetën

Vlorë/ Automjeti i policisë përplas në vijat e bardha 13-vjeçarin, i mituri jashtë rreziku për jetën

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “29 Nëntori”, ku mjeti i Policisë Bashkiake, i drejtuar nga efektivi G. H., ka goditur një fëmijë 13 vjeç. Fëmija në ato momente ka qenë duke kaluar rrugën në vijat e bardha. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është transportuar në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore. Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për rastin në fjalë.