Vlora 4 ditë pa ujë! Mbërrijnë në Rinas pajisjet nga Turqia për të rregulluar defektin në tubacion (FOTO)

Vlora 4 ditë pa ujë! Mbërrijnë në Rinas pajisjet nga Turqia për të rregulluar defektin në tubacion (FOTO)

pajisjet mberrijne ne rinas TIRANË- Pajisjet nga Stambolli për riparimin e defektit të ujësjellësit të ri të Vlorës kanë mbërritur pasditen e sotme në Rinas. Këto pajisje pritet të transportohen drejt Vlorës për të nisur menjëherë ndërhyrjen teknike. Prej katër ditësh, qytetarët e Vlorës po përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, si pasojë e një defekti të rëndë teknik në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Situata shqetësuese ka ngritur banorët në protestë që prej ditës së djeshme. Protesta ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, teksa është shoqëruar edhe me tensione dhe mes protestuesve dhe forcave të policisë. Ndërkohë, në disa zona të Vlorës, Bashkia është duke shpërndarë ujë përmes autoboteve, por iu bën thirrje qytetarëve që ai të përdoret vetëm...