Vjedhje, përndjekje, armëmbajtje pa leje dhe shitje droge, arrestohen gjashtë persona në kërkim

Vjedhje, përndjekje, armëmbajtje pa leje dhe shitje droge, arrestohen gjashtë persona në kërkim

Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme, si vjedhje, përndjekje armëmbajtje pa leje dhe shitje droge. Strukturat e DVP Tiranë, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në terren dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Catch 6”, kapën dhe vunë në pranga 6 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Kërkimin në DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin K. M., 32 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit, 9 muaj e 20 ditë burgim. Specialistët për...