Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Vjedhja që u shoqërua me të shtëna, një nga pistoletat e Dhimo Mecit rezulton e përdorur në grabitje
Policia greke është surprizuar nga rezultatet e ekspertizës balistike të armëve të sekuestruara në banesat e 45-vjeçarit Dhimo Meci nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës. Bëhet fjalë për një pistoletë “Glock” të kalibrit 9 mm. Arma rezulton e përdorur në një grabitje në zonën e Nikeas në Athinë në maj 2012 ku pati edhe të shtëna. Në atë kohë, persona të panjohur kishin ndaluar një postier në rrugën “Sinopis” dhe nën kërcënimin e armës, i kishin marrë të gjitha paratë që kishte me vete. Në fakt, para se të largoheshin, ata kishin hapur zjarr. Një vit më vonë, grabitja u zbardh dhe pesë persona u nxorën para drejtësisë. Hetimi i atëhershëm zbuloi se autorët e krimit ishin dy vëllezër nga Shqipëria, një grek dhe vëllezërit...