Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
VITI I RI, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët, një e mitur plagoset në Vaqarr
Foto Ilustruese TIRANË- Festimet për ndërrimin e vitit kanë sjellë disa persona të lënduar. Policia e Shtetit raporton se 20 persona janë lënduar, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. Numri më i lartë i të lënduarve është regjistruar në Tiranë, me 16 raste, pasuar nga Durrësi me 2 raste. Lezha, Fushë-Arrëzi dhe Korça raportojnë nga një person të lënduar secili. Mes 16 personave të lënduar në Tiranë, është edhe një 13-vjeçare nga Vaqarri, e cila ka pësuar një gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr. NJOFTIMI I POLICISË: “Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 të datës 01.01.2026, në rang vendi janë raportuar 20 shtetas të lënduar, pa rrezik për jetën. Ndër ta,...