Viti 2026, ende si ‘mesjetë’/ 400 familje në Fier, hasin mungesën e furnizimit me ujë: Paguajmë faturat, prapë pa ujë

Viti 2026, ende si ‘mesjetë’/ 400 familje në Fier, hasin mungesën e furnizimit me ujë: Paguajmë faturat, prapë pa ujë

Rreth 400 familje në fshatin Kreshpan të Fierit kanë dalë në protestë për mungesën e ujit të pijshëm, një problem që sipas tyre vijon prej vitesh, pavarësisht investimeve të kryera në rrjetin e ujësjellësit. Banorët shprehen se situata bëhet edhe më problematike gjatë sezonit veror, kur burimet alternative të ujit pakësohen. Sipas tyre, çezma e vetme publike e fshatit nuk arrin të përballojë nevojat e komunitetit, ndërsa puset e hapura privatisht shpesh thahen për shkak të temperaturave të larta. “Pa ujë, lekët po i paguajmë. Vemi te drejtoria dhe ai thotë do të çojë ujë. Ku e ke?”, shprehet një prej banorëve të revoltuar. Një tjetër banor thekson se problemi është bërë i përsëritur nga viti në vit. “Kemi vite që merremi me këto lloj...