Vijon hedhja e bombave molotov nga protestuesit e PD, policia ndërhyn me ujë dhe gaz lotsjellës, Noka: Asnjë akt dhune nga ne
Vijon hedhja e molotovëve te zona e kryqëzimit të “Bllokut” nga protestuesit e PD. Policia është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës, raporton gazetarja e Top Channel Elda Menga. Ndërkohë Sali Berisha pak minuta më parë u largua nga protesta me mjetin e tij. “Çdo pushtet kur aplikon dhunën tregon se po ndjen fundin. Kjo që po zhvillojmë sot në një kryengritje paqësore, asnjë akt dhune, barbarët e pushtetit të panikosur bëjnë terror rrugëve të Tiranës. Ne nuk ndalemi”, u shpreh Noka, ndërsa u shfaq i lagur nga uji i hedhur nga policia. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv