VIDEO – UK Shkodër vijon rikthimin në normalitet të rrugëve pas përfundimit të projektit për ujin e pijshëm
Shoqëria Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Sh.A Shkodër vijon intensivisht shtrimin e asfaltit në akset dytësore pranë rrugës nacionale Shkodër-Hanin Hotit. Këto ndërhyrje vijnë pas përfundimit të punimeve për vendosjen e linjës së re të furnizimit me ujë. Inxhinieri i firmës që po zbaton projektin Erisem Qehaja shprehet se punimet për asfaltimin po kryhen në të gjitha segmentet ku është ndërhyrë për rrjetin e ujësjellësit.Punimet për shtrimin e asfaltit në rrugët e dëmtuara nga ujësjellësi për shkak të linjës së re të furnizimit me ujë, janë duke u kryer edhe në zonat pranë Dobraçit. Linja e re e furnizimit me ujë, pritet të sjellë përmirësim të ndjeshëm duke garantuar cilësi më të mirë të ujit të pijshëm për zonat e përfshira. Ky projekt do të përmbyllet plotësisht...
Burimi:
sarandanews.com