VIDEO/ Rezidenca ku jetonte ambasadori shqiptar në Kiev u shkatërrua nga sulmet ruse, Ernal Fino tregon ekskluzivisht për Top Channel pasojat

VIDEO/ Rezidenca ku jetonte ambasadori shqiptar në Kiev u shkatërrua nga sulmet ruse, Ernal Fino tregon ekskluzivisht për Top Channel pasojat

Rezidenca e ambasadorit shqiptar në Kiev është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga sulmet ruse, teksa dëmet materiale kanë qenë të shumta. Në videot e siguruara ekskluzivisht nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ambasadori Ernal Fino ka treguar shkatërrimet e shpërthimeve. “Kjo është pasojë e sulmit me raketa dhe ja godina e banesës sime, copat e xhamit janë kudo”, tregon ai në video. Rusia ka ndërmarrë një tjetër sulm masiv me raketa balistike dhe dronë ndaj Ukrainës, duke goditur objektiva civile. Sipas autoriteteve shqiptare, gjatë sulmeve të natës së fundit është goditur edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo, çka konsiderohet një përshkallëzim i rëndë i agresionit rus dhe një kërcënim serioz për personelin diplomatik. Për fat të mirë, ambasadori shqiptar...