VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë…

VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë…

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Velipojë, gjatë këtyre ditëve, sipas hartëzimit të zonave me risk për ndotje akustike, kanë organizuar grupe kontrolli në terren, gjatë të cilave, në bazë të ligjit nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar, kanë testuar me matës të zhurmës, disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në Shkodër dhe në Velipojë.Matjet e realizuara, sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë kryer kontrolle dhe për respektimin e orarit të lejuar për aktivitetet me muzikë, në ambiente të hapura dhe në qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në...