VIDEO/ Përplasje mes protesteve dhe policisë për çadrën, Lapaj: Doni Ballukun ju, hajduta

VIDEO/ Përplasje mes protesteve dhe policisë për çadrën, Lapaj: Doni Ballukun ju, hajduta

Foto nga ngjarja TIRANË- Teksa Adriatik Lapaj po mbante protestën para Kryeministrisë, policia ka ndërhyrë në turmë për të hequr çadrën e protestuesve, të cilat ishin vendosur që prej 8 dhjetorit para godisë qeveritare. Lapaj reagoi me tone të ashpra ndaj efektivëve të policisë, duke i akuzuar për veprime të diktuara politikisht nga Belinda Balluku. “Merrni Belindën, se ajo ua fut juve. Doni Belinda Ballukun, hajdutja! Keni marrë sot një oficer që është doktor shkencash, se do Belinda Balluku. Nuk më doni mua që ju respektoj, doni ata që vijnë me molotovë,” -tha Lapaj. Ndër të tjera shtoi se protesta e organizuar prej tij dhe mbështetësve të tij ka qenë paqësore dhe pa incidente, ndërkohë që lajmëroi se nuk do largohen nga Kryeministria edhe nëse...