VIDEO – Orar për depozitimin e mbetjeve urbane në Velipojë, tolerancë zero për hapësirat publike në plazh
Në nisje të sezonit turistik Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci zhvilloi një takim me bizneset, institucionet dhe operatorët turistikë në Velipojë, ku u diskutuan problematikat kryesore dhe masat konkrete për një sezon më të organizuar, më të pastër dhe më funksional.Në fokus të diskutimeve ishte menaxhimi i mbetjeve, ku u vendos që depozitimi i tyre të bëhet vetëm në fashën orare nga ora 21:00 deri në 07:00 të mëngjesit, me qëllim shmangien e ndotjes në plazhin e Velipojës. Nga ana tjeter kryebashkiaku u shpreh i prerë se nuk do të ketë asnjë tolerim për hapësirat publike per pushuesit ne plazh.Pjesë e diskutimeve ishin edhe përmirësimi i sinjalistikës rrugore, ndriçimit publik, qarkullimit në qendër të Velipojës dhe krijimi i stacioneve më funksionale për autobuzët. Në...
Burimi:
sarandanews.com