VIDEO – Nis ndërtimi i rrugës paralele me pedonalen në plazhin e Velipojës, investim i kërkuar nga bizneset
Kjo e hënë ka shënuar nisjen e punimeve për investimin e Bashkisë Shkodër në rrugën paralele përgjatë pedonales në plazhin e Velipojës. Në nisjen e punimeve ishte i pranishëm vetë Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili në intervistën e dhënë për mediat u shpreh se ky është një investim i rëndësishëm, i kërkuar prej kohësh nga vetë bizneset, për të krijuar një hapësirë të rikonstruktuar që do t’u shërbejë si bizneseve, ashtu edhe pushuesve në plazhin e Velipojës.Nga ana tjetër, kryebashkiaku zbuloi edhe detaje të projektit të rrugës, i cili përfshin një aks me dy korsi, korsi biçikletash dhe një hapësirë të gjelbër ngjitur me pedonalen.Paralelisht me këtë investim, i cili parashikohet të përfundojë fazën e parë në fund të muajit qershor, Bashkia...
Burimi:
sarandanews.com