VIDEO/ Me armë në dorë terrorizoi dy punonjëset dhe u grabiti paratë, dalin pamjet nga vjedhja e pikës valutore në qendrën tregtare në Tiranë

VIDEO/ Me armë në dorë terrorizoi dy punonjëset dhe u grabiti paratë, dalin pamjet nga vjedhja e pikës valutore në qendrën tregtare në Tiranë

Këto janë momentet e panikut që kanë kaluar dy punonjëse në një pikë këmbimi valutor në qendrën tregtare në 5 Maj, Tiranë. Siç shihet nga pamjet e kamerave të sigurisë, autori është futur në këtë pikë me një armë në dorë, ndërsa mban dorëza në duar dhe një kapuç në kokë për të mos u identifikuar. Ai i ka kërcënuar punonjëset dhe më pas ka arritur që të marrë rreth 3 milionë lekë. Autori Lun Maci është larguar pas grabitjes, ndërsa në pranga është vënë pas disa orësh. Njoftimi i policisë:  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje, në rrugën “5 Maji”, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si...