VIDEO – Grabiten 150 m linear kabëll elektrik në hyrje të qytetit, reagon Bashkia e Shkodrës…

VIDEO – Grabiten 150 m linear kabëll elektrik në hyrje të qytetit, reagon Bashkia e Shkodrës…

Një tjetër akt vandalizmi ka dëmtuar infrastrukturën e ndriçimit publik në hyrje të qytetit të Shkodrës, pranë Kishës së Zojës, duke shkaktuar probleme serioze në një nga nyjet më të rëndësishme hyrëse të qytetit. Sipas inxhinierit Elsid Sadiku, autorët kanë vjedhur rreth 150 metra linjë kabulli të ndriçimit rrugor, shtyllat, kapakët e shtyllave si dhe morseteritë elektrike.Ky nuk është rasti i parë. Vetëm një javë më parë u zbulua dhe u parandalua një tentativë për vjedhjen e kabullit të ndriçimit publik pranë Urës së Bunës.Menjëherë pas konstatimit të dëmtimit, ekipet në terren ndërhynë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e ndriçimit në funksion, me qëllim garantimin e sigurisë për qytetarët dhe shmangien e rrezikut për aksidente në këtë aks me qarkullim të lartë. Dëmtimi i...