VIDEO – Fshirja ose shuarja e detyrimeve, Bashkia Shkodër kujtesë bizneseve dhe familjarëve për përfitimet

VIDEO – Fshirja ose shuarja e detyrimeve, Bashkia Shkodër kujtesë bizneseve dhe familjarëve për përfitimet

Bashkia Shkodër i ka rikujtuar qytetarëve dhe bizneseve se, në zbatim të Ligjit nr. 86/2025 dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave, kanë hyrë në fuqi lehtësitë për fshirjen ose shuarjen e detyrimeve të taksave dhe tarifave vendore.Në një intervistë për mediat Drejtori i të Ardhurave pranë Bashkisë Shkodër Ardit Behari është shprehur së të gjitha detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2014 fshihen automatikisht dhe nuk kërkojnë asnjë pagesë apo aplikim nga ana e taksapaguesve.Për detyrimet e periudhës 2015–2019 parashikohet falja e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, ndërsa principali mund të shlyhet sipas dy alternativave: me pagesën e 50% të principalit deri më 30 qershor 2026 ose 75% deri më 31 dhjetor 2026.Qytetarët dhe bizneset që përfitojnë nga fshirja ose shuarja e detyrimeve janë...