Video ekskluzive/ Protestuesit e PD i vunë flakën, pamjet nga brenda vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha

Video ekskluzive/ Protestuesit e PD i vunë flakën, pamjet nga brenda vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha

Protestuesit e PD vërshuan me dhjetëra molotovë dhe fishekzjarrë drejt vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila shërben si qendër kulturore. Në pak sekonda flakët përfshinë godinën, ndërsa siç ka deklaruar ministri i Kulturës Blendi Gonxhe, në ato momente brenda vilës ndodheshin 12 artisë, mes tyre edhe të huaj, që për fat të mirë nuk patën lëndime. Pamjet që shihni janë filmuar nga brenda ambienteve të vilës, në momentin që shpërtheu flaka. Top Channel