Video/ Aksident i rëndë në Milano, të rinjtë që udhëtonin me motor përplasen me taksinë, ndërrojnë jetë në vendngjarje
Dy të rinj, një 23-vjeçar dhe një 20-vjeçare, kanë humbën jetën në orët e para të mëngjesit të së shtunës në një aksident në Milano, pasi motori me të cilën udhëtonin u përplas me një taksi. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 në Viale Mugello, ku motori dhe taksia u përplasën me forcë. Si pasojë, dy të rinjtë që ndodheshin në motoçikletë humbën jetën në vendngjarje. Sipas hetimeve fillestare të policisë lokale, motoçikleta po lëvizte përgjatë Viale Campania nga drejtimi i Piazza Piola. Në kryqëzim, mjeti dyshohet se ka kaluar me semafor të kuq dhe është përplasur me një taksi që po udhëtonte drejt periferisë. Shoferi i taksisë, 61 vjeç, mbeti i plagosur pas përmbysjes së automjetit dhe u transportua me urgjencë në spital. Në vendngjarje...
Burimi:
top-channel.tv