Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
VIDEO/ Adriatik Lapaj qethet përpara Kryeministrisë
Adriatik Lapaj është ”ngujuar” poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama në një protestë pa ndalim. Lapaj sot ka vendosur të qethet po në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” si një tjetër formë kjo për të treguar se për asnjë moment apo arsye nuk do të braktisë nismën e tij. Në Bulevard Lapaj ka organizuar dhe vendqëndrimin me karrige e rrethuar me kartonë për tu mbrojtur nga i ftohti. Lapaj ka thënë se nuk përfaqëson asnjë logo partiake dhe se u ka bërë thirrje kujdo për tu bahkuar jo për interes politik.