“Vetëm në vitin e fundit, kemi të paktën 2000 maturantë më pak”/ Sula: Universitetet shqiptare po zbrazen

“Vetëm në vitin e fundit, kemi të paktën 2000 maturantë më pak”/ Sula: Universitetet shqiptare po zbrazen

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, e ftuar në një intervistë televizive, ngriti alarmin për rënien e vazhdueshme të numrit të maturantëve në Shqipëri, duke e lidhur këtë fenomen me procesin e shpopullimit dhe emigracionit të të rinjve. Sula deklaroi se sistemi arsimor po reflekton qartë krizën demografike që po kalon vendi, duke theksuar se çdo vit ka të paktën 2 mijë maturantë më pak krahasuar me vitin paraardhës. Sipas Sulës, ulja e numrit të maturantëve sjell pasoja zinxhir në të gjithë sistemin arsimor dhe ekonomik të vendit, duke ndikuar drejtpërdrejt në numrin e studentëve në universitete dhe më pas në tregun e punës. Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD e cilësoi situatën si një proces “shkombëtarizimi” dhe “shpopullimi”, duke...